Zemaj: Kushdo që hynë në Kosovë paraprakisht duhet të bëjë testin e COVID-19 ose të vetizolohen në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 05 June 2020
Ministrit i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale.
Sipas tij, çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ministrit Armend Zemaj në adresimin e tij, lidhur me situatën rreth Covid-19, ka thënë se virusi është akoma prezent dhe nëse nuk u përmbahemi rekomandimeve të dhëna me një disiplinë të madhe, mund të shfaqen raste të reja dhe kështu ta mbingarkojmë sistemin shëndetësor me pasoja të paparashikuara dhe rrezikim të drejtpërdrejt të jetës së qytetarëve.
“Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive dhe nuk është stabile në disa komuna të Kosovës, kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2. Virusi është akoma prezent dhe nëse nuk u përmbahemi rekomandimeve të dhëna me një disiplinë të madhe, mund të shfaqen raste të reja dhe kështu ta mbingarkojmë sistemin shëndetësor me pasoja të paparashikuara dhe rrezikim të drejtpërdrejt të jetës së qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, duke respektuar në mënyrë strikte distancimin fizik, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve shtëpiake dhe të punës, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe për të shmangur përhapjen e virusit brenda hapësirave të mbyllura. Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK. Njëherësh dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale. Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në komunikatën e MSh.
Sipas tij, zbatimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duhet të mbikëqyret nga organet e rendit dhe inspektoratet në terren dhe do të merren masa ligjore për të gjitha rastet e moszbatimit të këtyre rekomandimeve.
“Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Lehtësimi i masave nuk bërë për ta ulur kujdesin, por për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin e konsiderojmë si vlerë sublime. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juajaj, sepse ashtu do të rrezikohemi të gjithë. Të kujdesimi bashkë, për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin tonë”, thuhet në komunikatë
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...