Javën tjetër prezantohet Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 1.1 miliard euro
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 23 May 2020
Pako e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera e të cilës parashihet të jetë prej 1.1 miliard euro.
Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, tha se Qeveria ka formuar komisionin i cili ka përgatitur plani e pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Sipas tij, kjo pako do të realizohet përmes kredisë, granteve dhe disa subvencione.
“Mënyra që i kemi qasur problemit është në dy faza, faza e parë ka qenë emergjente, ku bizneset dhe njerëzit që kanë më së shumti nevojë, shtresat e ndryshme sociale. Qëllimi i pakos emergjente fiskale ka qenë si një urë-lidhëse që të tejkalohet e keqja e pastaj të vijmë të pako e rimëkëmbjes ekonomike”.
“Në mënyrë aktive po punojmë në dizajnimin e pakos, kemi ftuar ekspert të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Është formuar një komision i cili udhëhiqet edhe nga unë. Pako do të jetë shumëfish më e madhe se pako e emergjencës do të jetë me shumë prej 1.1 miliard euro”.
“Do të jetë gjithëpërfshirëse ku do të jenë të përfshira të gjitha bizneset në Kosovë. Detajet pritet të zbulohen në javën e ardhshme, mirëpo është bërë një plan që do t’i ndihmojë Kosovës që të rimëkëmbet”, tha ai.
Aliu njoftoi se kreditë që do të lëshohen nga bankat komerciale dhe do të garantohen nga Qeveria përmes subvencionimit të kamatave.
“Mjetet do të shpërndahen në formë të kredisë, disa do të jenë grante e disa subvencione. Ne kemi marrë përsipër që kreditë që lëshohen nga bankat komerciale do të garantohen nga Qeveria. Do të bëhet subvencionimi i kamatave, disa prej tyre do të jenë grante”.
Mes tjerash, Aliu potencoi se pako nuk është e vonuar, pasi sipas tij, bizneset ende nuk janë duke zhvilluar aktivitetin e tyre plotësisht si shkak i ndalesave për parandalimin e Covid-19.
Aliu ritheksoi se javën e ardhshme do të bëhet e ditur se si do të ekzekutohet pako dhe kujt i është dedikuar.
“Nuk e shoh të logjikshme që bizneset nuk janë 100 për qind të lira që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik të kemi një pako e cila nuk mund të jepet në shfrytëzim të tyre për shkak ndalesave”.
“Shpresoj se ndalesat së shpejti do të kalojnë dhe pako do të jetë e gatshme në kohë. Pako javën e ardhshme do të tregohet se sa është pako dhe kujt i dedikohet dhe mënyrën se si do të ekzekutohet”, shtoi Aliu./EO
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...