Aliu: Bashkëpunuam me Qeverinë në menaxhimin e pandemisë, politika ishte në rol dytësor
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 May 2020
Ferizaj si njëra prej komunave më të prekura nga Coronavirusi, ka arritur ta menaxhojë mirë pandeminë. Kjo është arritur edhe falë bashkëpunimit shumë të mirë të Komunës me Qeverinë. Kështu ka thënë kryetari i kësaj komune, Agim Aliu në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Ferizaj ka numrin më të madh të të prekurve me Coronavirus me 122 të infektuar, shumica e të cilëve tashmë janë shëruar.“Ferizaj ka kohë që tashmë është në majën e të prekurve me Covid-19 në gjithë Republikën e Kosovës dhe kjo ka ardhur nga dy burime thuajse të vetme dhe si rezultat i testeve pastaj numër shumë i madh i të prekurve me Covid-19″.
“Nga burimi i parë kemi pasur numër prej 98 pothuajse të të prekurve dhe tash nga burimi i dytë kemi numrin prej 24 deri më tash dhe 2 kanë qenë raste të diskutueshme se prej nga është burimi por përgjithësisht të gjithë të prekurit në Komunën e Ferizajt kanë qenë nga këto dy burime. Na u paraqitën numër i konsiderueshëm dhe ne jemi vu në dispozicion me të gjithë ekipin, shtabin emergjent dhe kosideroj se gjatë gjithë kohës situatën e kemi pasur nën kontroll dhe të menaxhueshme”, tha Aliu.I pari i Ferizajt është shprehur se institucionet shëndetësore lokale kanë qenë të koordinuara dhe të furnizuara.
“Të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj kanë funksionuar si të vetme, kanë funksionuar unike. Nuk kemi pasur ndonjë ndarje që ka të bëjë se cilit nivel i takojnë. Në këtë rast institucionet shëndetësore qoftë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në nivelin primar qoftë spitali regjional dhe Qendra Rajonale e nivelit terciar kemi qenë një dhe ne kemi funksionuar edhe sa i përket furnizimeve si një trup i vetëm”, shtoi Aliu.Aliu është shprehur se kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me nivelin qendror.
Ai ka falënderuar të gjithë akterët për bashkëpunimin.“Sa i përket bashkëpunimit politik ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe me Qeverinë në këtë rast Ministrinë e Shëndetësisë e po ashtu edhe me IKShP-në. Kemi bërë kërkesë për furnizim me mjete mjekësore”.“Edhe ashtu ne kemi pasur furnizime të mira në nivel lokal, për shkak se kemi shfrytëzuar kontratat e mëhershme dhe kemi lidhur edhe kontrata të reja, por dosido kemi bërë kërkesa edhe në nivelin qendror ku janë miratuar ato kërkesa dhe sigurisht që jemi falënderues ndaj këtij bashkëpunimi që ne kemi pasur.
Politika ka qenë në rol më dytësor se sa në fakt kanë qenë institucionet shëndetësore dhe të sigurisë që është kërkuar një angazhim jashtë çdo orari”, theksoi Aliu.Por Aliu ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohet Pakoja Emergjente në mënyrë që tu dilet në ndihmë bizneseve.“Nuk janë të mjaftueshme fazat e lehtësimit ajo që kam kërkuar edhe në takim me kryeministrin jo të mbështetemi me masat e lehtësimit por me pako mbështetëse”.“Presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ketë pako mbështetëse sepse është efekt koletaral i pandemisë”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...