Lajme

699 herë deputetët munguan në seanca brenda pjesë së parë të vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 05 July 2022

Plot 699 herë kanë munguar deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancave plenare, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Kjo ka bërë që 23 seanca plenare të dështojnë në mungesë kuorumi në sesionin pranveror të legjislativit.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, përgjegjëse për këtë e bëri shumicën parlamentare që nuk ka arritur të sigurojë mbi 61 deputetë të saj.

Ndërkohë, tha se opozita është treguar konstruktive në miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

-Advertisement-

Megjithatë, ajo tha se gjatë sesionit pranveror, janë miratuar 43 projektligje, që sipas saj është përqindje e lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera