Lajme

5 euro një kilogram speca, eskalojnë marketet me rritjen e çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 14 March 2025

Rritja e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë ka shkaktuar një valë të madhe pakënaqësie mes qytetarëve, të cilët po e ndiejnë çdo ditë e më shumë barrën e inflacionit.

Në disa markete, çmimi i një kilogrami speca ka arritur në 5 euro, madje në disa raste edhe më shumë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo rritje ekstreme ka nxitur reagime të ashpra nga konsumatorët, të cilët kanë shpërndarë në rrjetet sociale fotografi dhe dëshmi të kësaj situate alarmante.

-Advertisement-

Çmimet e produkteve bazë kanë kaluar çdo limit të arsyeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin familjar dhe standardin e jetesës.

Në shenjë proteste ndaj shtrenjtimit të çmimeve, iniciativa “Kosova Bojkoton” ka nisur një aksion të fuqishëm, duke bërë thirrje për bojkot masiv të të gjitha supermarketeve ditën e shtunë, më 15 mars. Aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë shpalosur sot një pankartë gjigante me mesazhin: “15 MARS, KOSOVA BOJKOTON, TË GJITHA SUPERMARKETET”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera