Rozë

4 vite pas sherrit, Enca pajtohet me Noizyn?

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 04 June 2020

Kanë kaluar 4 vite që nga sherri i bujshëm i Encës dhe Noizyt, megjithatë ende komentohet shumë në media.

Dyshja prishën marrëdhënien e ngushtë me njëri-tjetrit dhe e vazhduan të ndarë rrugëtimin artistik.

Pas kaq shumë kohësh, duket se dyshja kanë vendosur t’i lënë në të shkuarën hatërmbetjet midis tyre dhe janë pajtuar.

-Advertisement-

Enca, e cila nuk i kursen postimet në rrjete sociale, ka publikuar së fundmi një video dhe në sfond ka vendosur këngën “Bow Down”.

Siç dihet, kënga është bashkëpunim me Noizyn dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Kaq ka mjaftuar që të lindin dyshimet se dyshja janë pajtuar por Enca dhe Noizy ende nuk kanë reaguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera