Lajme

4 milionë e 500 mijë euro, ja çfarë tha Mehaj për dronët që po i blen Kosova nga SHBA

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 04 May 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se janë duke punuar për fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, Mehaj ka thënë se janë duke investuar në blerjen e pajisjeve ushtarake, që sipas tij sigurojnë modernizimin e FSK-së.

“Fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është misioni im, andaj dhe kemi investuar në blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat sigurojnë modernizimin e FSK-së. Blerjet janë të cekura në Planin tonë të prokurimit si dhe në raportin me shkrim të cilin e kam dërguar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më tutje, Mehaj tha se janë duke realizuar blerjen e dronëve në vlerë mbi 4 milion euro.

“Blerjet janë duke u realizuar nga programi amerikan “FMS”, siç është rasti me blerjen e dronëve në vlerë prej 4,500.000 €, ndërsa po ashtu jemi duke pranuar donacione nga programi “FMF””, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera