Lajme

178 raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 23 February 2023

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 178.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 39 raste të reja me Covid-19, nga 233 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,905 raste, kanë vdekur 3,207 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 520, njofton Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera