Lajme

127 sabotatorë rus janë arrestuar në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 19 March 2022

Kreu u administratës ushtarake të Kievit, Mykola Zhyrnov, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë arrestuar 127 sabotues rus, që nga fillimi i luftës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Infokus.

Gjithashtu ai njoftoi se bllokimet e rrugëve kanë ndihmuar në kapjen e agjentëve pro rus.

Ndërkaq, Zhyrnov tha se Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, derisa ka 36 markete dhe 635 dyqane të hapura.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot janë bërë 24 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera