10 njerezit me te zgjuar ne bote
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 06 July 2017
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Është pjesa më thelbësore e sistemit tonë, por a është me të vërtetë truri që i bën njerëzit të jenë kaq të zgjuar? Disa e quajnë atë anomali por të tjerët e marrin si një dhuratë nga zoti. Të gjithë janë gjeni në fushën e tyre dhe janë arsimuar në shkollat më të mira të botës. Kanë kombësi të ndryshme dhe mosha të ndryshme, po flasim për njerëzit më inteligjentë në botë.
Pothuajse 50 për qind e popullatës së botës ka koeficient inteligjence ndërmjet normës 90 apo 110 dhe 2.5 për qind kanë një koeficient inteligjence nën 70, ndërsa vetëm 0.5 për qind mund të quhen gjeni të vërtetë, pasi kanë një koeficient inteligjence mbi 150. Në mesin e këtij 0.5 përqindëshi janë dhjetë nga njerëzit më të mençur, të arriturat dhe mendjet e të cilëve askush nuk mund t’i vërë në pikëpyetje.
10. Stephen Hawking
Ndoshta më i famshmi në listë është 72-vjeçari Stephen Hawking (IQ 160), autor i shtatë librave best-seller, që ka dhënë kontribut të madh në fushat e kozmologjisë dhe gravitetit kuantik. Ai ka 14 çmime për shkencë, ndërsa ka dhënë teoritë e tij për kozmosin.
9. Andrew Wiles
Andrew Wiles është matematikan 61-vjeçar i cili e ka vërtetuar teoremën e Fermatit. Ai ka marrë 15 çmime për matematikë, për çka edhe e ka fituar titullin Sir. Rezultati i tij në testin e inteligjencës ka qenë 170.
8. Paul Gardner
Allen Paul Allen (IQ 170) është bashkëthemelues i kompanisë Microsoft, njeri i cili fal njohurive dhe aftësive ka fituar 14.2 miliardë dollarë. Është 61 vjeç dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë.
7. Judit Polgar
E lindur në Hungari në 1976, Judit Polgár është një mjeshtër e shahut. Ajo është shumë larg nga lojtarja më e fortë e shahut për femrat në të gjithë historinë. Në 1991, Polgar arriti të fitonte titullin e mjeshtrës së madhe në moshën 15 vjecare, duke u bërë personi më i ri që ka fituar këtë titull. Polgar është jo vetëm një mjeshtre e shahut por edhe një njeri shumë inteligjent me një IQ të regjistruar 170. Ajo jetoi një fëmijëri të mbushur me trajnime adekuate të shahut nga babai i saj. Fakti që ajo mundi nëntë kampionë të botës duke përfshirë edhe Garry Kasparov, Boris Spassky, dhe Anatoly Karpov, bëri që emri saj të hynte në histori.
6. Garry Kasparov
Garry Kasparov ka habitur tërësisht botën me nivelin e tij të inteligjencës IQ prej më shumë se 190 pikë. Ai është një Grandmaster rus i shahut, ish-kampion botëror, shkrimtar dhe aktivist politik, i konsideruar nga shumë njerëz si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave.
5. Rick Rosner
I talentuar dhe me një IQ të mahnitshme me 192 pikë, Richard Rosner është një producent televiziv amerikan, i njohur për krijimin e show-it televiziv CHIPS. Rosner më vonë hapi edhe një televizor portativ satelitor në partneritet me DIRECTV.
4. Kim Ung-Yong
Kim Ung-Yong është një inxhinier civil Korean me një IQ të verifikuar në 210, i cili konsiderohet si mjeshtër që në fëmijërinë e hershme. Në moshën 6 muajsh ai ishte në gjendje që të fliste dhe të kuptonte gjuhën koreane dhe gjuhë të tjera. Në moshën 14, ai ishte në gjendje që të zgjidhte problemet më komplekse drejtpërsëdrejti në televizionin japonez. Ai gjithashtu fitoi edhe rekordin botëror në librin Gines (Guinness book of World Record).
3. Christopher Hirata
Christopher Hirata sot është 32 vjeç dhe me IQ-në 225, e cila është fenomenale. Ai ka qenë një mrekulli që në fëmijëri, në moshën 16 vjeçare ka punuar për NASA, për misionin e saj në Mars. Si 23 vjeçar ishte fitues i diplomës nga astrofizika në universitetitn e Princeton. Ndërsa ishte amerikani më i ri, që në moshën 13 vjeçare ka mundur të fitojë medaljen e artë nga fizika.
2. Marilyn vos Savant
Marilyn vos Savant ka një koeficent inteligjence (IQ) rreth 228. Ajo është një gazetare amerikane, autore, lektore dhe dramaturge e cila u bë e famshme në Librin e Rekordeve Botërore Gines si femra me IQ më të lartë. Që nga viti 1986 ajo ka shkruar “Pyesni Marilyn”, në një revistë Parade ku u përgjigjet pyetjeve mbi tema të ndryshme.
1. Terence Tao
Terence Tao është një matematikan Australian i cili punon në analizat harmonike, ekuacionet diferenciale të pjesshme, kombinatorika shtuese, teoria ergodike Ramsey, teoria e rastit të matricës dhe në teorinë e numërave analitikë. Tao mbart një nivel të lartë të koeficient të inteligjencës rreth 230. Ai përfundoi njëkohësisht nivelin Bachelor dhe Masterin në Linders University në moshën 16 vjeçare. Aftësitë e tij janë të spikatura në lëmin e matematikës. Ai është gjithashtu profesori më i ri në UCLA.
Të tjera
-
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkëatdhetarët në Milano
Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën. P...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë 500 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
1572 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipa...
-
Java e ardhshme me diell e me shi në Kosovë
Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por...
-
Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhu*ua dhe u grabit nga dy persona të maskuar
Policia ka njoftuar se një nënë me djalin e saj, derisa ishin duke ecur rrugë...
-
Arrestohet një i mitur në Podujevë, keqtrajtoi sek*ualisht të miturën
Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksuali...
-
U kap në flagrancë duke kryer vjedhje në market, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte kapur në flagrancë duke kry...
-
Raporti i ICG-së: Normalizimi Kosovë-Serbi kyç për stabilitetin në rajon, prania e NATO-s ende e nevojshme
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, së fundmi ka dalë me nj...
-
Djali ushtron dhu*ë psiqike ndaj nënës në Pejë, arratiset
Një grua ka raportuar në polici se djali i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj...
-
E go*et vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi
Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka godit...
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...