Avokati i Nasim Haradinajt infektohet me koronavirus, kërkon shtyrje të procedurave gjyqësore
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 06 December 2021
Avokati i Nasim Haradinajt infektohet me koronavirus, kërkon shtyrje të procedurave gjyqësore
Mbrojtja e Nasim Haradinajt në Hagë, avokati Toby Cadman ka kërkuar të shtyhen procedurat aktuale të gjykimit meqë i njëjti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Si pasojë e kësaj, ai nuk është sot në gjykatë por ka folur në seancë përmes një video-lidhjeje ku i ka kërkuar trupit gjykues që këtë javë të shtyjë procedurat derisa ai të flas me të akuzuarin dhe të marrë udhëzimet se si të vazhdohet tutje.
Në seancën e sotme gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, Cadman ka thënë se në situatën shëndetësore në të cilën ndodhet, nuk mund ta përfaqësojë siç duhet Nasim Haradinajn.
Për shkak të infektimit me Covid-19, ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë mundësi që të kontaktojë me Haradinajn.
Cadman: Për shkak të Covid-19, ka qenë e pamundur të kontaktoj me Nasim Haradinaj dhe të marrë udhëzimet nga ai
“Në këtë fazë unë po kërkoj thjesht një shtyrje të përkohshme në mënyrë që të mund të kontaktoj me zotëri Haradinaj dhe në mënyrë që të marrë udhëzimet e plota nga zotëri Haradinaj nëse ai dëshiron që ne të vijojmë ose nëse është pro shtyrjes, pra kjo është një situatë e paparashikuar dhe është rrethanë përjashtimore. Zoti Haradinaj nuk është i pranishëm, ka qenë e pamundur të kontaktoj me zotëri Haradinaj dhe nëse zotëri Haradinaj do të jetë në gjykatë nesër, përkthyesi ynë dhe hetuesi nuk është në gjendje të jetë në gjykatë nesër për shkak të kohës që duhet të pres për testin PCR… Siç e dini edhe zotëri Haradinaj është në karantinë, nuk kam pasur mundësi të flas me zotëri Haradinaj gjatë fundjavës, kam kërkuar që të paktën të flas me të në telefon në mënyrë që të mund ta informoj për gjendjen time aktuale shëndetësore”, ka thënë Cadman.
Përveç avokatit Cadman, i gjithë ekipi mbrojtës i Haradinajt është lajmëruar në seancë përmes video-lidhjes.
Ndërsa prokuroria nuk ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Haradinajt që i njëjti të mund të flas me të akuzuarin dhe të marrë udhëzimet nga ai.
Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se sekretari do të organizojë mundësinë e komunikimit të avokatit Cadman me Nasim Hradinajn ndërsa seanca do të vazhdojë pas një ore pauzë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Të tjera
-
Clark sot në Kosovë, kjo është arsyeja
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, do të vizitojë sot Kosovën...
-
Presidenti Begaj vjen në Kosovë për një vizitë dyditore
Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot një vizitë dyditore në Kosovë. ...
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...