⚽️Humbi penalltinë, Berat Hyseni përjetoi ‘tmerrin’ nga trajneri

Autori: Gazeta inFokus
15:24 | 02 June 2017
Sulmuesi Berat Hyseni e ka pësuar “tmerrin” nga trajneri Tahir Batatina, pasi e humbi penalltinë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Besës.
Në fakt trajneri llapjan e ka akuzuar Hysenin se e ka humbur me qëllim penalltinë, kurse sulmuesi është betuar se nuk e ka bërë më qëllim një gjë të tillë.
“Një vit i plotë me shumë angazhim dhe sakrificë për të pasur suksese skuadra e Llapit dhe në fund akuzohem pa të drejtë. Trajneri ka pasur mosbesim ndaj meje dhe më kanë lënë jashtë formacioni, kurse unë e kam respektuar vendimin e tij ashtu sikurse e kam respektuar edhe gjatë kohës kur kemi qenë në karantinë”, ka thënë fillimisht Hyseni, i cili më pas tregoi në detaje rrjedhën se si ndodhi “përplasja” më trajnerin Batatina.
“Shumë lojtarë të Llapit refuzuan të gjuajnë penalltitë, kurse trajneri me pyeti se a mund të gjuajë unë dhe normalisht se pranova. Trajneri me sugjeroi se ku të gjuajë penallti dhe u mundova të gjuajë pikërisht aty, më pas dështova dhe trajneri më akuzoi se e bëra më qëllim duke mos kursyer fjalët ndaj meje. Fillimisht isha i mërzitur se e humba penalltinë dhe mos daljen në Evropë, pastaj edhe fjalët e trajnerit dhe atë ditë kam qenë shumë i dëshpëruar. Nuk i kam pritur ato fjalë nga një trajner profesionist, pasi nuk kam kursyer asgjë për Llapin duke sakrifikuar shumë shpeshtë dhe duke qenë vendimtar në shtatë apo tetë ndeshje”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”.

Të tjera
-
Arrestohet një serb në festën e Vidovdanit, nuk iu bind urdhërave të Policisë
Është arrestuar një serb në Gazimestan. A nuk i është binur urdhërave të P...
-
Serbët nisin kremtimet e Vidovdanit
Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që ...
-
‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’ – Kur ajri kushton…
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes ...
-
“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqipta...
-
Situata e zja*rreve në Shqipëri – këto zona konsiderohen me nivel rreziku të lartë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve t...
-
Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periud...
-
Mot ‘përvëlues’ në Evropë, temperaturat kalojnë 40 gradë Celsisus në disa vende
Ndërsa temperaturat e verës vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, zjarre ...
-
Ambasadorja Ziv: Kryeministri Kurti udhëheqësi i parë ballkanik që dha mbështetje për sul*met ndaj Iranit, e vlerësojmë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e siguri...
-
Vetura go*det këmbësoren në Prishtinë
Një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti”...
-
Temperaturat në rënie gjatë fundjavës, sot mundësi për reshje shiu
Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kapl...
-
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington thotë se p...
-
67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku...