Lajme

Zyrtari i lartë amerikan në Presidencë për takim me Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 10 January 2025

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, ka arritur në Presidencë për një takim me shefen e shtetit, Vjosa Osmani.

Ai në Prishtinë po vjen nga Tirana ku ka qëndruar për vizitë zyrtare ku takoi krerët e shtetit, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

-Advertisement-

“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.

Vërma pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera