Zvogëloi kilometrat e kaluara të veturës dhe e shiti, e akuzuara dënohet me 400 euro gjobë
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 29 May 2022
E akuzuara T.M., është dënuar me 400 euro gjobë, pasi nga prokuroria ngarkohej se ka bërë ndryshimin e kilometrave të kaluara në “odometër” – instrument-tabelën e veturës “Peugeot 308”, duke i zvogëluar ato nga 278 mijë e 598 kilometra sa i ka pasur në fillim në 182 mijë 443 kilometra të kaluara, me qëllim që të rris çmimin real të tregut, e cila veturë është blerë nga i dëmtuari E.K.
Një vendim të tillë, e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Shabi Idrizi, më 23 shkurt të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, e akuzuara T.M. me avokatin e saj Fatlir Ramadani, kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë e Ferizajt për pranimin e fajësisë, të cilën marrëveshje gjykata në fjalë e ka aprovuar më 18 shkurt.
Sipas kësaj marrëveshjeje, e akuzuara është dënuar me 3 muaj burgim efektiv, i cili dënim me pëlqimin e saj i është zëvendësuar në dënim me gjobë prej 300 euro, si dhe 100 euro gjobë tjera, gjithsej 400 euro gjobë.
Ndërkaq, i dëmtuari E.K. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 19 janar 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj T.M., me arsyetimin se ajo në mes muajve dhjetor 2020 dhe janar 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve si dhe duke i fshehur faktet, e ka mashtruar të dëmtuarin E.K., duke e vënë në lajthim dhe nxit të kryejë veprim në dëm material të pasurisë së tij.
Sipas prokurorisë, në atë mënyrë që ka bërë ndryshimin e kilometrave të kaluara në “odometër” – instrument tabelën e automjetit të “Peugeot 308”, duke i zvogëluar ato dhe me qëllim që të rris çmimin real të tregut të veturës, nga 278 mijë e 598 kilometra sa i ka pasur në fillim në 182 mijë 443 kilometra të kaluara, e cila veturë është blerë nga i dëmtuari E.K., duke i shkaktuar dëm në vlerë të papërcaktuar.
Me këtë, T.M., akuzohej se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...