Sport

Zvicrën e pret një super miqësore

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 11 September 2018
Zvicra takohet sonte me Anglinë në ndeshje miqësore.

Sonte zhvillohet takimi miqësor Angli – Zvicër.

Pas disfatës me Spanjën që ishte njëkohësisht edhe humbja e parë e ” tre luanëve” në një ndeshje kompetitive me “la furia roja”-n në plot 68 vjet, ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate ka rastin për t’u ngritur ndaj përfaqësueses helvete.

Dy vendet përballen për herë të tretë në këto pesë vitet e fundit dhe Zvicra është ende në kërkim të fitores së parë në ishull ndaj Anglisë në gjithë historinë e futbollit helvet, për më tepër ndonëse luhet në Stadiumin King Power takimi pritet me shumë interes, pasi në Leicester do të përballen dy përfaqësuese që pozicionohen në dhjetëshen e parë të botës në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s dhe që ndahen thjesht nga vetëm 18 pikë në renditje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera