Lajme

Zotëria i parë edhe dorështrëngimet i quan takime të presidentes

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 03 May 2022

Zotëria i parë, Prindon Sadriu, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një fotografi, e cila përfshin disa nga takimet që i pati presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, javën e kaluar.

“Këto takime nuk janë bërë përgjatë një mandati, por gjatë një jave të vetme”, shkroi ai, duke aluduar në takimet që i pati Osmani gjatë qëndrimit në Uashington.

Sadriu theksoi që të gjitha këto janë bërë pa asnjë ndihmë nga kompanitë lobuese.

-Advertisement-

“#Përfaqësim #Dinjitet #Shtet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar javën e kaluar në SHBA për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera