Lajme

Zonja e parë ukrainase: E gjithë bota po e sheh Zelenskyn përmes syve të mi

Autori: Gazeta inFokus 00:06 | 14 April 2022

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë fjalët më të mira për bashkëshortin e saj, presidentin Volodymyr Zelensky, në një intervistë për CNN të mërkurën.

E pyetur për përshtypjet që presidenti u ka lënë njerëzve në të gjithë botën që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, Zelenska ka thënë se ai po i shfaq tiparet për të cilat gjithmonë ka besuar.

“Gjithmonë e dija se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e madhe për mua. Pastaj u bë një baba i mrekullueshëm dhe një mbështetje e madhe për fëmijët. Dhe tani ai po tregon tiparet e njëjta. Nuk ka ndryshuar. Vetëm se tani më shumë njerëz po e shohin atë përmes syve të mi”, ka thënë Zelenska.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se Zelensky po jeton në zyrën presidenciale, derisa asaj dhe fëmijëve nuk u është lejuar të qëndrojë afër tij për shkak të rrezikut.

“Volodymyr dhe ekipi i tij po jetojnë në zyrën presidenciale. Për shkak të rrezikut, fëmijët dhe unë e patëm të ndaluar të qëndrojmë pranë tij. Kështu që, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm përmes telefonit”, është shprehur ajo.

E pyetur se si ndihet që është personi numër dy më i targetuar nga forcat ruse në Ukrainë pas bashkëshortit të saj, Zelenska ka deklaruar se secili person në Ukrainë është i targetuar nga Rusia.

Zelenska i ka quajtur të mahnitshëm ukrainasit, derisa ka folur edhe për vendosmërinë e tyre për të qëndruar në vendlindje dhe për ta mbrojtur atdheun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera