Lajme

Zjarr i madh në Prishtinë, policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 14 April 2022

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se rreth orës 12:10, është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në  rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

-Advertisement-

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, deklaroi Borovci për Infokus.

Tutje ai tha se deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera