Zhvillimet në veri, Basha: Nëse e lë zyrën, kryetari mund të punojë edhe nga shpajzi

Autori: Gazeta inFokus
18:49 | 31 May 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se kryetarët, të cilët nuk janë duke punuar nga objektet e komunave në veri, i bie se janë duke punuar nga “shpajzet”.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kryetarët duhet të punojnë nga objektet e komunave, sipas tij, nuk mund të bëhen struktura paralele në Kosovë.
“Besoj se dje edhe sot situata ka qenë shumë më e qetë, besoj se do të vazhdojë të jetë e qetë për shkak që bandat kriminale e kanë kuptuar se policia është për mbrojtjen e institucioneve dhe të sigurisë. Është zgjedhje e tyre, besoj se nuk mundesh të punosh prej ‘shpajzave’. Objekti i komunës është për kryetar të komunave”.
“Kur e lë komunën, i bie me ndërtu struktura paralele, kemi pasur struktura paralele në kohën e paraluftës kur ka pasur regjim gjenocidal në Kosovë. Në shtetin tonë, nuk mund të ndërtojmë struktura paralele, pasi nuk po iu pëlqen strukturave kriminale që kryetarët të punojnë nga komunat”.
“Kemi pasur kur ka qenë Sllobodan Millosheviqi, e kemi pasur një sistem paralel për shkak se na kanë vrarë, na kanë pre dhe është dashtë detyrimisht për ta ruajtur gjuhën dhe identitetin edhe shqiptarinë. Sot e kemi një shtet të Republikës së Kosovës, miqtë tanë e kanë njohur edhe proceset dhe rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë Basha.
Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit që nga zhvillimet e 29 majit nuk kanë nga objektet e komunave, por nga zyrat e komuniteteve në fshatra.

Të tjera
-
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin...
-
Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë – kërkojmë veprime urgjente
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar paralajmërimet se vendi n...
-
Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së
Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komision...
-
KEK-u u mundua të mbajë të fshehtë rënien e blloqeve, pas raportimit të Infokusit konfirmon që ka qenë jashtë prodhimit
Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar sot sa i përket krizës energjetike...
-
BE: Çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëd...
-
INDEP reagon për krizën e rëndë energjetike: Kjo gjendje është rezultat i keqmenaxhimit
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar me shqetësim të thellë ...
-
Faton Peci aktivizohet në mbrojtje të Gërvallës, e quan “pishpirik” Abdixhikun
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur “pirshpirik” Lumir Ab...
-
Çitaku: Kosova në kolaps energjetik, politikë të jashtme e në Kuvend – për LVV-në kjo nuk ka rëndësi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas...
-
Haradinaj: 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë, Istogu hyri...
-
Infokusi siguron edhe dëshmi, për herë të parë pas luftës ZERO prodhim nga KEK-u
Gazeta Infokus sot raportoi ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës,...
-
Ndihmoi ukrainasit të iknin nga lufta, 22 vjet burgim për aktivisten ruse
Një aktiviste ruse që ndihmoi në mbledhjen e ndihmës humanitare për Ukrainën ...
-
Kompania kosovare: Mbyllëm pikat e larguam 80 % të punëtorëve, shkak Ministria e Financave
Kompania kosovare “Enternet” ka dalë me një sqarim për media lidhur me mbyllj...