Berisha: Zgjedhjet në diasporë u manipuluan, do të nisim të gjitha format e protestave në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 20 June 2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për manipulimin e votës së diasporës, veçanërisht në Greqi, ku sipas tij janë shënuar parregullsi të rënda në procesin e votimit. Në një deklaratë për mediat, Berisha njoftoi se PD nuk do ta njohë rezultatin dhe do të nisë një fushatë protestash brenda dhe jashtë vendit.
“Do të nisim të gjitha format e protestave në Shqipëri dhe bote”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, procesi i votimit të diasporës është manipuluar nga qeveria në mënyrë ekstreme. “Dokumente të pakundërshtueshme faktojnë krimin e shëmtuar kushtetues elektoral të Edi Ramës, manipulimin e tij ekstrem, shtetëzimin e procesit të votimit të diasporës nëpërmjet akteve më madhore korruptive të njohura ndonjëherë”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se ky manipulim përbën një goditje të rëndë për idealet e lirisë dhe përpjekjet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës. “Ky akt hakmarrës primitiv, poshtërues për çdo qytetar shqiptar, de facto shndërroi procesin elektoral të diasporës në një instrument të shëmtuar të narkoshtetit shqiptar, narkodiktaturës në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve në Shqipëri dhe jashtë saj të përgatiten për një “luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti” dhe të mobilizohen për të rikthyer të drejtën e votës së lirë.
“Ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan, të përgatiten për një luftë pa kompromis kundër këtij narkoshteti si një ndëshkim i merituar për krimin monstruoz që kreu ndaj atyre dhe vendit”, përfundoi kreu i PD-së.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































