Lajme

Zhduket 30-vjeçarja nga Suhareka, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 21 October 2022

Ka më shumë se dy javë që nuk dihet gjë për vendndodhjen e 30-vjeçares nga fshati Samadraxhë i Suharekës, Emine Berisha, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë arsye Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për gjetjen e saj.

Sipas policisë, për herë të fundit ajo ishte parë më 2 tetor nga familjarët e saj.

-Advertisement-

Derisa rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

“Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera