Lajme

“Zero tolerancë ndaj krimit” thotë Gërvalla, pas plagosjes në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 00:11 | 07 January 2023

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla ka reaguar pas plagosjës së dy qytetarëve serb në Shtërpcë.

Ajo ka thënë se plagosja e dy të rinjëve, përben një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Ndërsa tha se përgjegjësit e këtij krimi duhet të përballen me drejtësinë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Zero tolerancë ndaj krimit!

Plagosja e sotme në Shtërpcë e dy të rinjve, qytetarë të Republikës së Kosovës, përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm. Përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjëve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve.

Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajon dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera