Lajme

Zelensky planifikon të takohet me Xi Jinping

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 24 February 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se planifikon të takojë liderin kinez Xi Jinping.Ai nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë, shkruan Skynews.

“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai në një konferencë shtypi.

Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë, por ka synuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në ditët e fundit – dhe sot ka paraqitur një “plan paqeje” prej 12 pikash.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas tha se interesi i Kinës për paqen nuk ishte “i keq”.“Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është keq”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera