Lajme

Zëdhënësja e EULEX-it: Do bëjmë atë që është e nevojshme për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 21 October 2022

Zëdhënësja e EULEX, Joanna Lachana sot ka folur lidhur me situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës.

Lachana bëri të ditur se EULEX-i vazhdon të jetë vigjilent dhe se janë duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzve atje.

“Situata e sigurisë në veri është e qetë, por e tensionuar. Njësia jonë policore e specializuar, e cila përbëhet nga 1058 policë kryen kalkulimet e përditshme në veri të Kosovës që ta kemi një pasqyrë të qartë të situatës. Si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, ne gjithashtu kemi koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in.”, ka thënë fillimisht ajo për ABC News.

-Advertisement-

Lachana më tej, bëri të ditur se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës, EULEX është i gatshëm të veprojë si reagues i dytë i sigurisë për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e të gjithëve nga çdo lloj kërcënim, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, moshën apo gjininë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera