Sport

‘Zbulohet’ fituesi i Topit të Artë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 23 November 2018

‘Transfermarkt’, portali i njohur gjerman ka parashikuar fundin e dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Sipas ‘Transfermarkt’, do të jetë lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric, që do të fitojë Topin e Artë për vitin 2018.

Triumfi i Modric, do të shënonte fundin e një dominimi të madh të Messit dhe Ronaldos, që në dhjetë vitet e fundit kanë fituar nga pesë herë këtë trofe.

-Advertisement-

Çmimi i Topit të Artë këtë vit do të jepet më 3 dhjetor, dhe në treshen finalen priten të jenë Luka Modric, Kylian Mbappe dhe Rapahel Varane.

Kujtojmë se tashmë Modric e ka mposhtur Ronaldon në garën për ‘The Best’, që jepet nga FIFA për lojtarin më të mirë në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera