Sport

Zbulohet domethënia e shkronjës “L”, që Xhemaili e bëri pas golit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 28 June 2018

Zvicra mbrëmë përkundër barazimit, arriti të kalojë në 1/8-ën e finales të Kupës së Botës, ku për kundërshtarë do ta ketë përfaqësuesen e Suedisë.

Golin e parë për helvetikët e shënoi shqiptari me prejardhje nga Tetova, Blerim Xhemaili në minutën e 31-të, kurse për shkak të dënimeve të fundit nga FIFA për bashkëlojtarët e tij, ai nuk festoi duke e bërë shqiponjën.Megjithatë, gjatë festimit të golit nga Xhemaili, u dallua një tjetër mënyrë e festimit, ku 32 vjeçari bëri shkronjën “L”, për të cilën fillimisht nuk dihej domethënia.

Por, mediat e kanë zbuluar misterin prapa shkronjës “L” të festimit të Xhemailit, dhe futbollisti duket se golin e shënuar ia ka dedikuar djalit të tij, emri i të cilit është Luan.Në këtë mënyrë Xhemaili shmangu debatet dhe festoi duke ia kushtuar golin, dashurisë së tij më të madhe, të birit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera