Zbulohen arsyet befasuese pse partneri juaj nuk dëshiron marrëdhënie seksuale me ju
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 13 January 2020
Nëse bashkëshorti juaj prej disa kohësh i ka ikur dëshira për të patur marrëdhënie intime me ju, mund të ketë disa fajtorë të mundshëm.
Problemet financiare
Duke marrë parasysh se problemet me paratë janë një shkak kryesor i një ndarje, nuk është befasi që çështjet financiare mund të shkaktojnë përçarje edhe në çiftet më harmonike.
“Problemet me financat mund të shkaktojnë ndjenja negative ndaj partnerit tuaj, frikë dhe ankth, besim të thyer, simptoma depresioni dhe mungesë dëshire seksuale,” thotë Crystal Hollenbeck, EdD, këshilltar i licencuar i shëndetit mendor në Orlando, Florida. “Kombinimi i financave, krijimi i një buxheti, dhe pajtimi si çift për qëllimet financiare do të rrisë ndjenjën e afërsisë, besimit dhe sigurisë brenda marrëdhënies.”
Shumë shpërqendrime
“Ditët e sotme, është e vështirë të ulesh në shtrat dhe të shikosh një shfaqje televizive me partnerin tënd ose të dalësh në darkë në një restorant të këndshëm, pa e parë telefonin tënd çdo pesë minuta. Dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze në marrëdhënien intime midis çifteve. “Nëse përgjigja juaj është telefoni ose Ipad-i juaj dhe jo partneri juaj, është koha për të bërë disa ndryshime,” thotë Celeste Holbrook, doktor, këshilltar i shëndetit seksual në Fort Ëorth, Texas. “Vendosni telefonin tuaj në kuzhinë dhe kushtojini rëndësi partnerit tuaj. Do e shihni se do keni një nxitje të madhe në jetën tuaj seksuale. Nga kjo, marrëdhënia me partnerin do rregullohet dhe do shmangni divorcin”, shprehet Celeste Holbrook .
Kujdes: Këto janë shenja serioze që tregojnë se ju jeni tepër i varur nga telefoni juaj.
Tensioni në marrëdhënie
Çdo konflikt i mundshëm mes çifteve, qofshin edhe ato për çorapët në dysheme apo flokët e rëna në tualet, nëse nuk zgjidhen direkt dhe të anashkalohen, mund të shkaktojë një përçarje midis çifteve. “Çdo lloj tensioni mes çiftit nxit “vdekja e seksit,” thotë Claudia Six, PhD, seksologe me qendër në San Francisko dhe autor i Integritetit Erotik.
Si të jesh i vërtetë për seksualitetin tënd?
Ju duhet të shprehni pakënaqësitë, të zgjidhni konfliktet, të kërkoni falje të sinqertë dhe të mësoni të komunikoni në mënyrë më efektive. Nëse uleni dhe i bisedoni këto pakënaqësi, ka shumë mundësi që t’i riktheheni jetës suaj seksuale.
Mungesa e stërvitjes
Kur ju filloni të stërviteni dhe trupi juaj lëshon ato që njihen si endorfina, ose kimikate ndiheni të vetëkënaqur dhe me një gjendje shpirtërore shumë të mirë. Kjo mund t’ju rrisë besimin dhe t’ju bëjë më të aftë brenda çarçafëve me partnerin tuaj,
Atëherë, çfarë po pret? Bëj lëvizje! Edhe më mirë, bashkëpunoni me partnerin tuaj në mënyrë që të dy të shijoni përfitimet.
Pabesi
Nëse njëri ose të dy partnerët janë jobesimtarë, rikthimi i një lidhje seksuale mund të jetë e vështirë. Rekomandohen terapi për çifte, por këto terapi nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të ndihmuar çiftet të rifillojnë një marrëdhënie seksuale.
Rilidhja mund të fillojë ngadalë dhe partneri që është mashtruar të fillojë të harrojë dhe të krijojë sërish intimitet midis tyre edhe një herë tjetër.
Mungesa e besimit të trupit
Pavarësisht nga mosha juaj, madhësia apo pesha e pantallonave, të mos ndjeheni të sigurt në lëkurën tuaj dhe me trupin për të bërë seks është një pengesë kryesore në rrugën drejt seksit të madh, thonë ekspertët. Terapitë e seksit janë të dobishme për t’i ndihmuar partnerët të komunikojnë më lirshëm rreth çështjeve seksuale, si dhe të ndihmojnë të shijojnë seksin që kanë”.
Medikamente
Shumë ilaçe mund të shkaktojnë epsh të ulët ose të kenë efekte anësore si thatësia vaginale. Antihistaminikët mund të thajnë të gjitha membranat tuaja, nga hunda deri në vaginën tuaj, shpjegon Dr. Holbrook. “Ju mund të ndiheni të interesuar për seksin, por duhet të merrni disa lubrifikues.” Gjithmonë kontrollohuni me mjekun tuaj për efektet anësore para se të merrni një ilaç
Mungesa e higjenës dhe rregullave të mirësjelljes
Pavarësisht nëse keni qenë me partnerin tuaj vetëm për disa muaj ose dekada, kujdesi për veten është një pjesë thelbësore e enigmës së dëshirës seksuale. “Praktikimi i higjenës së mirë të dhëmbëve dhe trupit dhe mbajtja e flokëve tuaj të ujdisur (përfshirë zonën vaginale, mjekrën etj janë zona që çiftet duhet t’i kushtojnë vëmendje gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies dhe jo vetëm kur takoheni ose keni raste të veçanta. Komunikimi është parësor kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtyre çështje, pasi është e pamundur që partneri juaj të dijë se diçka po ju shqetëson nëse nuk i thoni atij ose asaj.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...