Sport

Ylli fiton bindshëm, kalon tutje në gjysmëfinale

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 03 February 2021

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashhkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25), për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, therandasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.

Skuadra therandase nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Ylli triumfon 74:60.

-Advertisement-

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera