Lajme

Xhelal Sveçla jep detaje: Policët sulmohen në veri me granata dore e Ak-47

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 April 2022

Zyrtarët policorë janë sulmuar me granata dore e Ak-47 në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 07:40 minuta.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Sveçla tutje bëri me dije se policët ishin duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare, kur ka ndodhur sulmi.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë”, tha Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera