Kupa e Botës 2022

“Xhaka, UÇK, Kosova” – Faqja e Federatës së Serbisë vershohet nga komentet e kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 03 December 2022

Një vërshim enorm i komenteve me fotografitë e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, UÇK-së dhe flamujve të Kosovës e Shqipërisë, ka ndodhur në faqen zyrtare në “Facebook” të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Fitorja emblematike e djeshme e Zvicrës ndaj Serbisë, ka bërë që një popull i tërë shqiptar të ndihet krenar me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, pas provokimeve të shumta që hasën nga serbët, si dhe përgjigjën tejet bravoroze që ua dhanë në fushë, duke i mposhtur.

Kështu, reagimi i madh nuk ka munguar edhe në rrjetet sociale. Shqiptarët kanë vërshuar me komente patriotike edhe faqen zyrtare në “Facebook” të Federatës së Futbollit të Serbisë.

-Advertisement-

Mijëra komente nga më të ndryshmet, duke publikuar fotografi të UÇK-së, Xhakës, Shaqirit dhe flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë pushtuar faqen zyrtare të Federatës serbe.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy