Kupa e Botës 2022

Xhaka: Do të japim maksimumin në fushë ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 28 November 2022

Zvicra në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Serbinë, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka është pyetur nga gazetari serb në lidhje me lojën, ku ka thënë se do të jetë një ndeshje e njëjtë si tjerat, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka rëndësi kundër kujt do të luajmë. Ne jemi futbollistë profesionistë. Jam i lumtur që luaj kundër Brazilit, Kamerunit dhe Serbisë”.

-Advertisement-

Xhaka foli edhe për ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë.

“Mendoj se nuk ka histori, janë vetëm dy ndeshje. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia. Ne do të bëjmë maksimumin në fushë, do të luajmë futboll dhe le të fitojë skuadra më e mirë”, përfundoi Xhaka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera