Lajme

Xhaferi: Kemi ndërprerë dhjetëra kontrata në fazë të tenderimit për shkak të ngritjes së çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 08 October 2022

Drejtori i Ivestimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, bëri të ditur se është dashur të ndërpritet një kontratë me rëndësi në lagjen Arbëria, për shkak të rritjeve të çmimeve.

‘’ Për arsye të ngritjes së çmimeve është dashur ta ndërpresim një kontratë shumë me rëndësi për lagjen Arbëria. E njëjta, tani, është në fazë tenderuese. Deri sa ta kemi kontraktorin për rregullimin në tersi të rrugës ”Gjergj Balsha” dhe të rrugëve përreth, ne do t’i trajtojmë ato me shtresën e parë të asfaltit, që banorët mos të malltretohen më në këtë pjesë’’, shkruajti ai.

Ai tha se ngritja e çmimeve na ka efektu në shumë kontrata dhe ka penguar shumë të tilla që të mos realizohen. E gjithë kjo, do të reflektohet edhe në mos shpenzimin e buxhetit dhe është në dëm të qytetarëve.

-Advertisement-

Tutje theksoj se në Komunën e Prishtinës kanë ndërprerë dhjetra kontrata e të gjitha janë në fazë të tenderimit.

Postimi i plotë:

Për arsyje të ngitjes së çmimeve është dashur ta ndërpresim një kontratë shumë me rëndësi për lagjen Arbëria. E njëjta, tani, është në fazë tenderuese. Deri sa ta kemi kontraktorin për rregullimin në tërsi të rrugës ”Gjergj Balsha” dhe të rrugëve përrreth, ne do t’i trajtojmë ato me shtresën e parë të asfaltit, që banorët mos të malltretohen më në këtë pjesë

Situata e ngritjes së çmimeve na ka efektu në shumë kontrata dhe ka penguar shumë të tilla që të mos realizohen. E gjithë kjo, do të reflektohet edhe në mos shpenzimin e buxhetit dhe është në dëm të qytetarëve. Krejtë kjo ka mund të bëhet ndryshe, që lidhet vetëm me një vendim të Qeverisë për suvensionimin e kontratave të vjetra. Po të ndodhte ky suvensionim sot do të kishim një situatë krejtë tjetër edhe infrastrukturore, pse jo edhe ekonomike për shumë punëtorë në Kosovë.

Si Komunë e Prishtinës kemi ndërprerë dhjetra kontrata e të gjitha janë në fazë të tenderimit.

Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!

DIKMK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera