Vuçiq thotë se Greqia e Ukraina nuk ndryshojnë qëndrim rreth Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 22 August 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimeve në Greqi, ku është mbajtur darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka thënë se Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës. Ai ka takuar presidentin e Ukrainës me të cilin nuk janë pajtuar me aplikimin sa më efikas të sanksioneve kundër Rusisë.
Ai ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin, të cilit tha se i ka thënë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por e ka të domosdoshme ruajtjen e raporteve me Rusinë.
“Ia kam sqaruar situatën rreth Kosovës, mendoj se nuk do të ketë ndryshime në raport të Ukrainës me Republikën e Serbisë dhe respektimin e integritetit territorial dhe mendoj se kjo ka qenë një punë e rëndësishme për ne, si dhe e kemi mbështetur natyrisht Ukrainën në rrugën e saj evropiane,… Natyrisht, nuk jemi as ne kundër Ukrainës. Por, jemi përpjekur të mos jemi më të zëshmit në akuzat kundër të tjerëve, puna jonë është t’i mbrojmë dhe ruajmë interesat tona dhe kjo është e tëra që është e rëndësishme. Është e qartë se nuk jemi pajtuar me pjesën e cila flet për aplikimin sa më efikas të sanksioneve”, tha ai.
Ai ka shtuar se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Nuk e kam problem pse ishte Kurti aty, nuk e kam lehtë rreth takimeve bilaterale të zyrave të Athinës, por mbrëmë ishin fer sepse e keni parë as në shkallë ku qëndruam apo gjetiu askund s’ka shkruar Kosova apo Serbia, ka shkruar Beogradi, Prishtina, nuk ka pasur flamuj etj, përveç emrave të njerëzve që ishin aty, kështu që sa i përket kësaj, Greqia ishte fer dhe ka respektuar të gjitha. Sot do të kemi bisedime me miqtë tonë grekë, shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë, mbrëmë kam biseduar me ministren e jashtme dhe shumë zyrtarë tjerë grekë, besoj se sot do të kem bisedime të mira me Kyriakos Mitsotakis rreth miqësisë shekullore dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim. Ai më ka thënë mbrëmë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë rreth çështjes së pranimit të pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.
Vuçiq duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se është e dukshme se vjeshta do të jetë e nxehtë sepse situate atje nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, pasi asgjë nuk është duke shkuar shpejtë dhe as që do të zgjidhet shpejtë, dhe do të ketë edhe shumë probleme.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...