Abdixhiku: Nesër duhet të mbahet seanca konstituive, Kushtetuta duhet të respektohet, shteti të funksionojë

Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 16 April 2025
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për seancën konstituive e cila dje dështoi për shkak të mos votimit të raportit të komisionit për verifikimin e mandateve, e që sipas ligjit seanca tjetër diuhet të mbahet jo më larg se 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se se nesër, më 17 prill, në ora 10:00, duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me afatet kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Abdixhiku tutje u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të certifikuar dhe partive parlamentare që të marrin pjesë në këtë seancë, duke theksuar se “betimi i deputetëve ndodh, Kushtetuta mbrohet, shteti funksionon.”.
“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë. LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë. Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe i pari i LDK-së, shtoi se zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit.
“Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues! Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë. Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...
-
Aksident trafiku tek “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek “Ramiz Sadiku”, në Pris...
-
Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për li...
-
Dy të mitur kapen me ar*më dhe shufër metalike në Ferizaj
Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka nd...
-
Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ofruar gatishmëri për konsultime me li...
-
Krasniqi pret drejtuesit e OVL-së: E kanë mbështetjen e plotë të PDK-së për kërkesat e tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën...
-
Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikë...
-
Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papën në Vatikan përkrah katër përfaqësuesve të feve
Presidenca e Shqipërisë ka bërë të ditur se Bajram Begaj dhe presidentja e Ko...
-
Lirohet nga akuza për terro*rizëm, Hadi Nura
Është liruar nga akuza për terrorizëm i akuzuari për Hadi Nura, pasi që nuk ë...
-
Caktohen gjyqtarët që do të vendosin mbi kërkesën e Mustafës në Kushtetuese kundër vendimit përfundimtar të Supremes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë caktuar gjyqtaret e ...
-
KDI: Presidentja t’i thërrasë liderët e partive në takim për të diskutuar zgjidhjen
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit për herë të gja...
-
KQZ: Të hënën përfundon afati për partitë që të deklarojnë shpenzimet në fushatë
E hëna e 28 prillit është afati i fundit kur subjektet politike janë të oblig...