Dyshohet për mashtrim me dokumente të lehonisë, ngritet aktakuzë ndaj një zyrtar në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 16 April 2025
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., me datë 05.03.2025, dhe dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim përfitimit për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit E.B..
Tutje thuhet se “Më 05.03.2025, i dëmtuari kishte shkuar dhe ishte interesuar në Q.P., në Gjakovë, për rregullimin e dokumenteve për pagesë të lehonisë për bashkëshorten, i pandehuri i thotë se dy dokumente nuk i ke në rregull dhe për rregullimin e dokumenteve duhet të mi japësh 150 euro, dhe këto pasi paratë të dalin në konto, në këtë mënyrë më pas i pandehuri me të qenë në njohuri për datën se kur dalin paratë nga Ministria për lehonat, e ka thirr në telefon të dëmtuarin me dt. 25.03.2025, dhe e pyet se a të kanë dalë parat, dhe pasi i njëjti i thotë se nuk e di, atëherë i pandehuri i ka kërkuar që të takohen dhe të shkon të merr vendimin, ashtu që me të u takuar me dt.28.03.2025, në Q.P., në Gjakovë, rreth orës 15:40 min, i pandehuri e ka dërguar të dëmtuarin në zyre ku ja merr paratë prej 150 euro, dhe më pas ia jep vendimin për pagesën e pushimit të lehonisë dhe më pas arrestohet në zyre nga zyrtarët policor”.
Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar”.
“Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., nga data 05.03.2025, deri me dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi për vete në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar të dëmtuarit E.B., për rregullimin e dokumenteve të lehonisë për bashkëshorten e tij, shumën e parave prej 150 euro, ashtu që pasi kanë komunikuar me telefon dhe me datë.28.03.2025, ka shkuar rreth orës 15:40 min, i dëmtuari tek i pandehuri, i njëjti e ka dërguar në zyrë dhe ja ka marrë 150 euro, më pas ia ka dhënë vendimin ashtu që me të u larguar i dëmtuari nga zyra dhe me të dal jashtë objektit të Q.P., i pandehuri është kontrolluar nga NJKEK në Gjakovë, ku ka rezultuar me gjetjen e shumës prej 150 euro, në portofol të cilat para ishin përdorë në zbatim të masave të veçanta hetimore”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime siç bëhet e ditur në njoftim i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.

Të tjera
-
E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj
Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një ve...
-
Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit që k...
-
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se sipas projeksioneve t...
-
Krasniqi: Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Pashkët për besimtarët katolikë d...
-
Dy gra rri* hen mes vete në Skenderaj
Dy gra janë rrahur mes vete në Skenderaj. Ato janë liruar në procedurë të ...
-
Një burrë raportohet i zhdukur në Podujevë
Një burrë është raportuar i zhdukur në Podujevë. Rasti po hetohet. “PER...
-
Dje VV’së i dështoi propozimi për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, seanca vazhdon sërish nesër
Për herë të tretë dje deputetët e rinj u mblodhën për ta konstituar kuvendin ...
-
Osmani uron Pashkët për besimtarë katolikë dhe ortodoksë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Pashkët për besimtarët katolikelë dhe ortod...
-
Arrestohet pasi e go*diti me motoçiklet një shtetas të huaj në Prishtinë
Një person është arrestuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të shtunën,...
-
Dita e Pashkëve, sot mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
Sot në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha për besimtarët katolikë n...
-
Shifra alarmuese të migrimit, fshati kosovar kishte 690 nxënës më 2008 tani vetëm 210, thotë ekonomisti Misini
Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet Kosova sot, vlerësohet...
-
Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve
Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë...