Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm, e mban sistemi

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 16 April 2025
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë me “mandat të kryer” apo “në detyrë” – prapë është Qeveri, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi “Facebook” ka thënë se nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri.
Por siç e sqaroi ai, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm por e mban sistemi.
“Disa po thonë: “Po nëse të gjithë japin dorëheqje, kush e udhëheq shtetin?” Përgjigjja është e qartë dhe e nënkuptueshme: shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm – e mban sistemi. Zëvendës(krye)ministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe administrata janë aty. Ka instrumente tranzicioni dhe ka mekanizma për të funksionuar përkohësisht. Ideja është që institucionet të zgjidhen sa më shpejt – jo që të kalkulohet e kundërta. Në fund të fundit, nuk ka asnjë nen që thotë ‘ose qëndro në dy funksione, ose le shtetin pa qeverisje’. Ligji thotë thjesht – mos mbaj dy pushtete njëkohësisht”, tha Cakolli.
Sipas tij, një ministër nuk pushon së qeni ministër vetëm pse shkon për të dhënë betimin në Kuvend.
“Nëse je ende në Qeveri – në çfarëdo kapaciteti – je pjesë e pushtetit ekzekutiv. Të jesh ‘në detyrë’ nuk do të thotë që je ‘ish-(krye)ministër’. Do të thotë që nuk ke më mandat të plotë – por ke ende pushtet. E pikërisht për këtë arsye, ligji ndalon që të jesh njëkohësisht edhe në Qeveri, edhe në Kuvend. Sepse nuk mund t’i shërbesh dy pushteteve në të njëjtën kohë. Jo për arsye estetike, por për rend demokratik”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Të tjera
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...
-
Aksident trafiku tek “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek “Ramiz Sadiku”, në Pris...
-
Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për li...
-
Dy të mitur kapen me ar*më dhe shufër metalike në Ferizaj
Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka nd...
-
Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ofruar gatishmëri për konsultime me li...
-
Krasniqi pret drejtuesit e OVL-së: E kanë mbështetjen e plotë të PDK-së për kërkesat e tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën...
-
Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikë...
-
Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papën në Vatikan përkrah katër përfaqësuesve të feve
Presidenca e Shqipërisë ka bërë të ditur se Bajram Begaj dhe presidentja e Ko...