Vuçiq paralajmëron vizitë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 11 March 2023
Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga nesër si president i vendit do të nisë një turne në Serbi.
Vuçiq ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit.
Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.
“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.
Mediat në Serbi janë duke raportuar se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore.
Vuçiq pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike.
Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.
Vuçiq është kryetar i Partisë Progresive Serbe, derisa në janarin e këtij viti ka pasur paralajmërime se do të japë dorëheqje që aty.
Të tjera
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cil...
-
Ferizaj, i konfiskohet vetura 24-vjeçarit që voziti nën masën mbrojtëse
olicët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami”...
-
U largua papritur gjatë vizitës në Tiranë dhe nuk arriti ta takonte, Begaj telefonatë me Cameron: Mirënjohës në mbështetjen e luf*tës kundër kri*mit dhe korrupsionit
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm b...
-
Jasharaj: Nagavci s’po pranon të na takojë, po mban inati karshi nesh
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari thotë se i kanë dërguar letër përsëri m...
-
Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së në Universitetin Amerikan të Kosovës
Këtë të mërkure kanë diplomuar 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ...
-
Hoxhaj: Qeveria Kurti është anti-evropiane dhe anti-perëndimore, po e zhyt Kosovën në izolim
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dështimet e njëpa...
-
Bislimi thotë se dialogu përballet me refuzimet e shpeshta nga Serbia
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një takim me përfaqësue...
-
Sunak jep dorëheqje, Britania me zgjedhje të jashtëzakonshme në verë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka bërë të ditur se do të shp...
-
Masa*kra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e kri*mit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujuar 25-vjetorin e masakrës në qytet...
-
KFOR-i përfundon stërvitjen ushtarake “Platinum Sabre 2024”
Komanda Rajonale në perëndim e misionit KFOR, udhëhequr nga NATO, ka përfundu...
-
Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 14.6 përqind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat e eksport...
-
Kumbaro takim me Vjosa Osmanin: Shqiptarët e Kosovës baza e turizmit të Shqipërisë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar sot Prishtinën,...