Lajme

Komuna konfirmon dëmtimin e disa automjeteve nga rënia e skeleve “Te Qafa”

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 22 Maj 2024

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një numër i madh i automjeteve të parkuara janë dëmtuar nga rënia e skeleve në një kompleks “Te Qafa”.

Komuna ka bërë të ditur se ndërtesa ishte duke u rinovuar në kohën kur kanë rënë skelet.

“Ekipet e Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave së bashku me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar rrezikun e mëtejshëm”, thuhej në njoftimin e Komunës.

-Advertisement-

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit me në krye drejtorin, Lulzim Fushtica, kanë punuar deri mbas mesnate që të pastrojnë dhe sanojnë lokacionin dhe të sigurojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe evitojnë çdo rrezik të mundshëm”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy