Vritet edhe një tjetër kolonel, Rusia po humb në Ukrainë pjesën më të mirë të lidershipit ushtarak
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/gjenerali-1-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 18 March 2022
Agresioni rus në Ukrainë jo vetëm po përballet me një rezistencë të paparashikuar nga elita ushtarake e Moskës, por edhe nga humbja e jetës të disa prej drejtuesve më të njohur të ushtrisë.
I fundit është koloneli Sergei Sukarev, komandanti i regjimentit të 331-të sulmues të parashutistëve, një prej grupeve të cilësuara si elitë në ushtrinë e Moskës.
Suckarev në janar ishte protagonist i misionit rus në Kazakistan, që ndihmoi qeverinë e atij vendi në bllokimin e valës së protestave të dhunshme.Vdekja e kolonelit u konfirmua nga vetë televizioni shtetëror rus, së bashku me atë të disa bashkëpunëtorëve të tij, që praktikisht kanë prerë kokën drejtuese të regjimentit elitar, që kishte spikatur në luftën në Çeçeni, Gjeorgji dhe në zonën e Donbasit.
Kjo nuk është humbja e parë e një ushtaraku rus i gradës së lartë në më pak se një muaj nga fillimi i konfliktit. Edhe pse bilanci i fundit zyrtar i Moskës është shpërndarë në ditët e para të konfliktit, disa nga emrat e spikatur kanë dalë në pah, veçanërisht nga burime ushtarake ukrainase.
Gjatë një operacioni special, kishte humbur jetën disa ditë më parë në Mariupol gjenerali major Oleg Mityaev, komandant i divizionit të 150-të të motorizuar.
Para tij, rreth 11 marsit, ishte radha e gjeneralit Andrei Kolesnikov i Armatës së 29-të, katër ditë pas vrasjes së bujshme të gjeneralit Vitaly Gerasimov, zëvendëskomandant i armatës së 41-të dhe i cilësuar si një nga strategët më të mëdhenj të ushtrisë ruse.
Opinioni ndërkombëtar i dha jehonë në veçanti vdekjes së gjeneralit të forcave speciale çeçene Magomed Tushaev, i vrarë në aeroportin e Hostomel.
Gjenerali i parë rus i vrarë në fushëbetejë ishte ndërkohë Andrei Sukhovetsky, i vrarë nga një snajper më 3 mars.Përtej dekoratave dhe karrierës drejtuese, Moska ka humbur edhe disa nga ushtarët e saj më të mirë në terren.
Si kolonelët Andrei Zakharov në afërsi të Kievit dhe Dmitry Safronov, kreu i forcave të sulmit detar, që ndërroi jetë në Chernihiv, kolonelët Denis Glebov dhe Konstantin Zizevsky të forcave ajrore. Edhe shërbimet sekrete ushtarake kanë pësuar humbje të rënda, si ajo e oficerit Sergey Vishnyakov në Mariupol, një nga drejtuesit e forcave speciale GRU, ndoshta i vrarë nga divizioni ukrainas Azov, i akuzuar nga Putin si neonazist, ndërkohë që i ekstremit të djathtë cilësohet edhe bataljoni rus Sparta, lideri i të cilit, Vladimir Zhonga, mendohet të ketë ndërruar jetë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujt...
-
E kujt është përgjegjësia për hapjen e urës së Ibrit?
Simbol i ndarjes dhe vend i tensioneve janë vetëm dy nga mënyrat se si është ...
-
Sistemi i prishur i ujit në Gaza, po i gjymton fëmijët
Tetë muaj luftë e kanë bërë 9-vjeçarin Yunis Jumaa në lëkurë dhe kockë. I ...
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajm...
-
Shtetet e Bashkuara: Jemi të zhgënjyer nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi n...
-
Biblioteka Kombëtare krijon qasje infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara
Organizata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos” sot do të bëjë përur...
-
25 vjet që nga kryerja me sukses e misionit informativ të Radio “Kosova e Lirë” gjatë luftës së UÇK-së
U bënë 25 vjet ë kur Radio “Kosova e Lirë” ka kryer me sukses dhënien e infor...
-
Temperatura vde*kjeprurëse në Mekë! Termometri shënon 51.8 gradë, mbi 1000 viktima
Numri i pelegrinëve që kanë humbur jetën gjatë Haxhit ka tejkaluar 1000, si p...
-
Mblidhen sot dy komisione të Kuvendit
Dy komisione të Kuvendit do të mblidhen sot për të mbajtur mbledhjet e radhës...
-
Moti i nxehtë, temperatura deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
“A ta ka rrok lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon gazetarin Vullnet Krasniqi
Fyerje dhe ofendime u bën nga këngëtari i njohur Gold Ag pas një “video-komen...
-
Gjendet i vde kur në Hajvali personi që u raportua i zhdukur, dyshohet se qentë ia ‘mas akruan’ fytyrën
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës, ku u gjet i vdekur ...