Lajme

Vrasje në tentativë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 22 February 2023

Mbrëmë në rrugën “Abdulla Preshava” në Gjilan është therur me thikë një burrë.

I njëjti pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit është dërguar për trajtim të vazhdueshëm në QKUK teksa policia ka nisur hetimet për veprën “Vrasje në tentativë”, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Abdulla Presheva”, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera