Vlora Çitaku i kujton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit: Kush i fishkëllen, i fishkëllen historisë sonë
Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 18 November 2025
Kosova po luan kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Gjatë ndeshjes, disa tifozë dardanë kanë fishkëlluar për Granit Xhakën
Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ku tha se kush fishkëllen, i ka fishkëlluar historisë sonë.
“Kam qenë Ambasadore e Kosovës në SHBA kur Zvicra fitoi kundër Serbisë në Kampionatin Botëror. Ato ditë, e gjithë vëmendja mediatike botërore ishte tek ajo ndeshje. Dhe pas golave, pas shqiponjave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, vëmendja u rrit edhe më shumë. Fale asaj ndeshjeje, mediat më prestigjioze ndërkombëtare iu rikthyen historisë sonë: folën për luftën tonë, për shtypjen dhe gjenocidin serb, për dhimbjet që kemi kaluar, për atë që na ka mbajtur në këmbë. Folën për diasporën tonë dhe rolin vendimtar që ajo ka pasur në mbijetesën dhe forcimin e Kosovës. Folën për babain e Granitit, që ishte i burgosur politik. Folën për Xherdanin dhe rrugëtimin e tij. Të gjithë duam që Kosova të fitojë sonte. Por një gjë thënë qartë: kush i fishkëllen Granit Xhakës, i fishkëllen historisë sonë”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /

T� tjera
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...


































