Lajme

Viola Von Cramon i reagon ashpër Grenellit pasi e quajti të marrë vendimin e Kurtit për reciprocitet

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 01 August 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka reaguar ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili tha se vendimi i kryeministrit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë është i marrë i një anshëm dhe i panevojshëm.

Cramon në reagimin e saj ndaj Grenellit ka thënë se ky vendim i qeverisë së Kosovës nuk është i njëanshëm por reciprok, dhe trajtim i barabartë për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Madje ajo ka ironizuar me ish emisarin amerikan duke thënë se “herën tjetër në vend që të riemërtoni Gazivodën në Liqenin Trump, përpiquni të zgjidhni disa çështje konkrete për njerëzit në veriun e Kosovës”.

-Advertisement-

Derisa Grenell në reagimin e tij e ka quajtur vendimin për reciprocitet të marrë dhe të njëanshëm e madje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e quajti edhe fashist.

“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. budallaqe. Të pamatur. Dhe e panevojshme.  Pse jo @JakeSullivan46 Dhe @ABlinken  duke i thënë të ndalojë rrugët e tij fashiste?”, ka shkruar dje në Twitter Grenell.

Kujtojmë se dje qeveria e Kosovës, me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së ka shtyrë zbatimin e vendimeve – që ishin planifikuar të zbatoheshin nga 1 gushti – duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.

Qeveria pati vendosur që më 1 gusht do të niste lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohej në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të ishte i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Po ashtu të hënën pritej të hynte në fuqi edhe vendimi për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa si KM (Mitrovica e Kosovës), PZ (Prizren) UR (Ferizaj) e të ngjashme, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas vendimit të marrë më 29 qershor nga Qeveria e Kosovës, afati për riregjistrimin e makinave do të zgjaste deri më 30 shtator./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera