Lajme

FSK-ja përfundon ushtrimin ‘’Ujku Alfa’’

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 13 May 2024

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa”.

Bëhet e ditur se objekti i këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

“Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues Ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit”, thuhet në një njoftim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera