Lajme

Turqia e bën me detyrim: Personeli shtetëror dhe transporti publik do të përdorë vetëm automjetin vendas “TOGG”

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 May 2024

Me paketën e kursimeve publike të shpallur nga ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimşek, personelit publik në Turqi iu ndalua përdorimi i automjeteve të prodhimit të huaj, përveç atyre të lejuara me ligj, duke nënkuptuar automjetin “Made in Turkey”, TOGG.

Përveç zonave të mbrojtjes dhe sigurisë, shërbimet e transportit të personelit publik do të hiqen në zonat ku transporti publik është i disponueshëm, njoftojnë mediat turke.

Ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Shimşek deklaroi se përveç ndalimit të blerjes së automjeteve të huaja do të reduktohet edhe numri i automjeteve publike.

-Advertisement-

“Ne po ndalojmë blerjen dhe dhënien me qira të automjeteve të reja në sektorin publik për 3 vjet. Do të ndalohet përdorimi i automjeteve të prodhimit të huaj, përveç atyre të lejuara me ligj.

Gjithashtu, do të jetë subjekt rinovimi i kontratave ekzistuese të automjeteve me qira. Automjetet që kanë tepricë të kërkesave dhe kanë përfunduar “jetën” e tyre ekonomike, do të likuidohen me shërbimin e personelit në sektorin publik, përveç mbrojtjes dhe sigurisë.”, u shpreh ministri Shimşek.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera