Lajme

Gjendet e vdekür gruaja e një prej aleatëve të Putinit

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 13 May 2024

Është gjetur e vdekur gruaja e një prej aleatëve të Vladimir Putinit.

Anastasia Demina, 42 vjeçare, ishte e martuar me politikanin Valery Demin dhe trupi i saj u gjet nga fëmijët e saj më 6 maj, të cilët fillimisht menduan se ajo ishte duke fjetur.

Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet, por mediat ukrainase besojnë pa prova se Demin e ka vrarë atë.

-Advertisement-

Kjo për shkak se Anastasia raportoi në polici se burri i saj e sulmoi atë pas kthimit të tij në Moskë nga detyra në Ukrainë në muajin shkurt.

Demin njoftoi vdekjen e saj në platformën e mediave sociale ruse VK dhe shkroi: “Po e shkruaj këtë postim me lot në sy dhe pikëllim. Më 6 maj ndërroi jetë gruaja ime Nastena. Unë me të vërtetë nuk mund të shpreh me fjalë gjithçka që ndjej”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera