Vetëvendosje në Pejë kërkon dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 24 February 2023
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit.
Kjo kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Pejë ishte bërë dy vite më parë, kur edhe u arrestuan zyrtarët komunal ndaj të cilëve sot u ngrit aktakuzë.
“23 vepra penale rendojnë mbi të pandehurit ndërsa kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri nuk jep përgjegjësi.
Gazmend Muhaxheri këtë radhë nuk mund të shmanget me fjalë e as me heshtje” thuhet ndër të tjerash në komunikatën e LVV-së në Pejë.
Kjo është komunikata e plotë:
10 zyrtarë komunal me aktakuza, mungon dorëheqja Gazmend Muhaxherit
Para dy viteve me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovës arrestoi Arianit Krasniqin, Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike, Mustafë Nilen, Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës, Rajan Arapit, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Alban Bushati, zyrtar i Drejtoratit të Bujqësise dhe dy zyrtarëve të tjerë komunal.
Në atë kohë Lëvizja VETËVENDOSJE!- Qendra në Pejë ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, si personi përgjegjës i kësaj skeme të keqpërdorimeve. Në anën tjetër Gazmend Muhaxheri, i mbronte zyrtarët duke garantuar për punën e tyre dhe na akuzonte për paragjykim të rastit. Sot, me date 24.02.2023, pas një procesi hetimor 2 vjeçar Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për 10 zyrtarë komunal për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, nga ta 4 drejtor komunal. 23 vepra penale rendojnë mbi të pandehurit ndërsa kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri nuk jep përgjegjësi.
Gazmend Muhaxheri këtë radhë nuk mund të shmanget me fjalë e as me heshtje.
10 vjet të qeverisjes së tij janë përcjellë me skandale, korrupsion, abuzime e keqpërdorime për të cilat Gazmend Muhaxheri gjithmonë është shmangur duke i lenë fajtor shokët që vet i ka zgjedhur.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, tani kur gjithçka është shpërfaqur sheshit, kërkon nga Gazmend Muhaxheri të veprojë ashtu siç rrahte gjoks në fushatën zgjedhore, të bartë përgjegjësinë e tij dhe të ofroj dorëheqjen.

Të tjera
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...