Lajme

Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë financiare: Na nevojiten 130 mijë euro për shërimin e djalit 2-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 08 March 2023

Një qytetar nga Ferizaj i cili jeton në Landshut të Gjermanisë, Agon Asllani, ka njoftuar se kushëriri i tij, Muharrem Asllani, i cili është veteran i UÇK-së, ka nevojë për ndihmë financiare.

Kjo pasi djali i tij dy-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë kërkuar 130 mijë euro për shërimin e tij në Turqi.

Ai i luti qytetarët që sadopak të ndihmojnë në këtë rast, pasi siç theksoi, djali i kushëririt të tij erdhi në jetë pas disa vite martesë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera