Vetëm 9 përqind e ekonomive familjare kanë implementuar masa për eficencë të energjisë
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 13 March 2018
Banka Evropiane për Zhvillim Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka lansuar një program të ri në Kosovë të quajtur mekanizimi për financimin e ekonomisë së gjelbër.
Ky program ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë. Linja kreditore në shumën prej 8.5 milionë euro janë nënshkruar me tri institucione financiare në Kosovë, bankën TEB KRK dhe AFK-në.
Anca Ioana Ionescu , kryesuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove , ka thënë se me këtë rast BERZH-, Bashkimi Evropian dhe Austria janë duke punuar së bashku që të ndihmojnë Kosovën që të zhvillojë të ardhmen më të gjelbër. Ekonomia e gjelbër sipas saj dhe programi për financimin e saj është program rajonal që mbulon 6 vende të Ballkanit Perëndimor i cili do të ndihmojë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit në rajon.
“Në Kosovë vlerësohet së mesatarisht vetëm 9 % e ekonomive familjare kanë implementuar masa për efiçencë të energjisë . Prandaj potenciali për të përmirësuar eficencën e energjisë është e jashtëzakonshme. Kosova është anëtarë e komunitetit të energjisë dhe si e tillë është e përkushtuar që të ulë mbështetjen në energjinë e importuar dhe me këtë të rrisë efiçencën e energjisë . Programi për financimin e energjisë së gjelbër kombinon financimin nga BERZH me ekspertizë teknike dhe stimulim financiarë për të mbështetur efiçencën e energjisë. Programi rajonal do të ofroj 85 milion euro në formë të kredisë nga BERZH-i kombinuar me më shumë se 20 milion të finanmcimit në formë të granteve “, tha Ioana lonescue.
Ndërsa ka shtuar se BE-ja është duke ofruar financim të konsiderueshme 17.5 milionë euro për stimulime për huazim.
Përveç ndihmës nga BE-ja janë paraparë edhe 3.3 milionë euro financim nga Austria .
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova ka folur për rëndësinë e financimit të energjisë së efiçencës në Kosovë dhe në rajon.
“Efiçenca e energjisë përmirëson sigurinë e energjisë , derisa në të njëjtën kohë ulë emetivat. Kjo është arsye pse BE-ja ka synime ambicioze të kursimit të energjisë për vitin 2020-2030-të. Efiçenca e energjisë së pari është parimi kryesor i projektit të energjisë të BE-së . Me veprimet e BE-së deri më tani , përfshirë edhe kontributet e reja të nënshkruara vitin e kaluar Ballkani Perëndimor përmes kësaj do të arrij 1.6 kilovat orë energji në vit në kursim të energjisë kjo është ekuivalent me katër muaj konsum të energjsië elektrike që e ka Shqipërira”, tha Apostolova.
Ndërsa Veronika Spancapan, nga BERZH-i ka bërë një prezantim të shkurtër mbi financimin e programit të ekonomisë së gjelbër.
“Modeli i financimit i ka tre komponent të integruar. Komponenti i parë është financimi, i cili jepet nga BERZH-i, për institucionet tona financiare partnere në kudër të këtij programi këto fonde pastaj duhet t’u ipen përfituesve të fundit ekonomive familjare për të bërë përmirësime në përformancën e energjisë në shtëpitë e tyre. Komponenti i dytë janë stimulimet që ipen nga BE-ja të cilat më pastaj do të jepen drejtpërdrejt përfituesve. Komponenti i tretë është asistenca teknike për të mbështetur implementimin e programit të përgjithshme”, tha Spancapan.
Zëvendës drejtori i Bankës TEB, Dren Krypa, ka thënë se TEB banka ka kënaqësi të jetë bashkëpunëtor i BERZH në implementimin e projektin e implementimit të përkrahjes së kredisë së gjelbër. Ai tha se, kësaj iniciative të BERZH i janë bashkuar duke e kuptuar rrëndësinë e përgjithshme që ka kursimi i energjisë.
“Bashkëpunimi ndërmjet bankës TEB dhe BERZH ka një traditë edhe në programe të tjera që ofrojnë investim lehtësues për klientët si në sektorin e fuqizimit të femrave ndërmarrëse dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërsa një bashkëpunim sikur ky i sotëm për investime në programeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme ka filluar në vitin 2013 përmes programit KOSEP me një linjë kreditore prej 5 milionë euro kredi, ku afërsisht 1 milion euro janë kthyer në grante tek kredimarrësi”, tha Krypa.
Kredia e gjelbër sipas tij është produkt unik në Kosovë që iu ofrohet klientëve individual në rrjetin e kursimit të energjisë. Me anë të kësaj kredie do t’iu mundësohet financimi i ndërtimit apo edhe i renovimit të objekteve rezidenciale me qëllim të kursimit të energjisë.

T� tjera
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...































