Lajme

Vetaksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 16 December 2023

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtmin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Ahmeti tutje tha se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera