Rozë

Veshja interesante e Ronela Hajatit që mori vëmendje në Eurovision, ilustratori brazilian akuzon për kopjim

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 10 May 2022

Veshja interesante e Ronela Hajatit që mori vëmendje në tapetin e kuq të Eurovisionit, po del të jetë e kopjuar.

Kjo paraqitje e saj u punua nga kreatori Festim Isufi, i cili me sa duket u inspirua tek një ilustrator brazilian i cili e ka akuzuar për kopjim përmes një postimi në Instagram.

Ai e ka publikuar fillimisht vizatimin në Instastory duke ua bërë me dije ndjekësve se është punim i tij, dhe në postimin më tej, artisti thotë se kjo ide u vodh “e nuk më janë dhënë as meritat”.

-Advertisement-

“Kanë përdorur dizajnin tim pa leje dhe nuk më janë dhënë as meritat”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

Finalja e Madhe e Festivalit të Këngës në Eurovision 2022 do të zhvillohet në PalaOlimpico, një nga arenat më të mëdha të mbyllura të Italisë, të shtunën 14 maj me gjysmëfiinalet sonte dhe 12 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera